Në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti Ervin Salianji ka paralajmëruar se kushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi.

“Kjo është një arsye që shqiptarët të dalin në 6 janar, që të kërkojnë një shtet demokratik në vend. Kemi arsye ashtu siç opozita ka arsye që të dalë edhe më shumë pas datës 6 të protestojë edhe më shumë. Kjo është një situatë e paprecedentë.

Opozita dhe ekspertët e PD po mbledhin çdo të dhënë për paligjshmërinë duke garantuar shqiptarët dhe ata që shkelin ligjin që do ketë përgjegjësi për ta. Nuk ka më Ramë që i mbron sepse do ketë betejat e tij. Ramën e mban në pushtet krimi dhe tani e kontrollon krimi”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: