TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar operacionin bashkë me OSHEE-në në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Në  të gjithë vendin gjatë javës që lamë pas, kanë vepruar çdo ditë 70 grupe polici –OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta në 3.378 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 27 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 28 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Është ndaluar 1 inxhinier i OSHEE, përgjegjës i Task forcës për veriun. Janë  shpallur në kërkim 10 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 të tjerë. Po gjatë javës që lamë pas janë ndërprerë 1.111 lidhje të abonentëve debitorë dhe 27 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 71 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb