TIRANË- 13 subjekte janë kontrolluar sot në kuadër të aksionit për karburantet, ndërsa janë proceduar penalisht 5 prej tyre për fshehje të ardhurash. Policia e Shtetit njofton se

në vijim të Operacionit për kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve, që ka nisur që prej datës 4 prill nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektorati Qendror Teknik, si dhe Policia gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve  private të tregtimit të karburanteve  në disa qytete.

Konkretisht i janë nënshtruar kontrolleve disa subjekte në Berat, Kuçovë e Fier-Shegan. Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 5 subjekte. Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan 2 subjekte tregtimi karburantesh. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: