Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev e ka quajtur luftën në Ukrainë “barbare” në një intervistë për CNN të enjten.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN, Kozyrev tha:

“Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit. Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo është një lloj rritjeje e oreksit për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve vëllazërorë”, shtoi ai.

Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri. Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov janë si të mos bësh pothuajse asgjë.

Të martën, Kozyrev shkroi në Twitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb