Deputeti i PD Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se konfiskimi i dy godinave të “Prestige Resort” ishte një akt i paprecedentë, përveçse i paligjshëm.

Ai shtoi se në këtë rast shteti ka vepruar njëlloj si mafia, duke dhënë një herë në dy muaj mesazhe e duke bërë presion, referuar sulmeve periodike ndaj bizneseve dhe pronave të pronari të Hysenbelliu Group”.

“Një nga aktet më të rënda në demokraci, jo vetëm për faktin që është i paligjshëm por edhe mënyra i u krye ishte një aksion tipikisht mafioz. Nëse sheh mënyrën si po veprojnë institucionet, duket qartësisht veprim mafioz. Një herë në dy muaj institucionet kujtohen

Mesazh siç vepron mafia. Vepron, të bën presion e të lë kohë të mendosh para aktit të radhës. Duheshin pritur vendimet gjyqësore, aq më tepër kur bëhet fjalë për prona të pronarit të disa mediave. Konfiskime pa gjyq ka vuajtur edhe familja ime kohë më parë. Jemi ndarë nga kjo praktikë anti-kushtetuese kur kemi rrëzuar regjimin komunist.

Akt i paprecedentë për kohën ku po jetojmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb