Faza e “play off” të Champions League ka zhvilluar tre ndeshjet e tjera mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku spikati fitorja e Ajaksit dhe grekëve të AEK-ut, të cilët hodhën një hap drejt kualifikimit për në fazën e grupeve.

Në ndeshjet e zhvilluara mrëmjen e së mërkurës Ajaksi fitoi 3-1 sfidën e parë ndaj Dinamos së Kievit, kampionët në fuqi të Greqisë AEK, triumfuan 2-1 në Hungari përballë ekipit të Videotonit, i cili këtë vit njihet me emrin Mol Vidi Fc.

Në ndeshjen tjetër Dinamo e Zagrebit barazoi 1-1 në transfertë me zviceranët e Young Boys.

Pas një jave do të luhen edhe ndeshjet e kthimit ku do të përcaktohen edhe ekipet që do të kualifikohen për në fazën e grupeve të Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb