Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Kombëtar i bëri thirrje SPAK-ut që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, pasi sipas saj ai po manipulon provat e kësaj çështje.

Po ashtu Kalaja i kërkoi SPAK që të ndërhyjë për këtë situatë.

“Përshëndetje sheshi më i bukur në botë. Sheshi me njerëz më me vlera që ka Shqipëria. Sa herë afrohem këtu, ndjej dhimbje. Nuk di se sa kohë do kalojë, që të harrojmë atë që pamë dhe përjetuam. Në këtë dhimbje këtu dy gjera më kanë bërë përshtypje. Për një staf me terroristët. A e keni parë se terroristët sulmojnë simbolet. Ata sulmuan artin dhe kulturën shqiptare. Kauza e teatrit nuk janë muret, por Shqipëria, flamuri Kuq e Zi. Ata nën rrënoja hodhën flamurin, nuk iu dhimbs. Atje ku u vra Ardit Gjokaj, po varrosim dhe teatrin. A do të lejojmë që të ketë një Ardit Gjoklaj të dytë? Ne duhet ta ndalojmë. E la thënë i madhi Falcone; ndiq paratë. Krimi për teatrin ka nisur kur u miratua ligji për Teatrin. Çfarë po bën pushteti? Po merret me veprime dytësore. Ato transaksionet e fshehta, ato biletat e udhëtimit të Maznikut, ato projektet e Kompanisë Fusha, duhet të hetojë SPAK. Nga ky shesh i kërkoj SPAK arresto kryetarin e bashkisë Erjon Velaij, po manipulon provat. Provat dhe faktet i keni në SPAK. Veprimin e dytë është që mos e lejo të përdhoset çështja. Në këtë shesh do bëjmë teatrin e ri.”, tha Kalaja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb