TIRANË- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”.

Policia e Tiranës sqaron drejtuesit e mjeteve për bllokimin e disa segmenteve rrugore. Ditën e sotme bllokimi i segmenteve rrugorë do të bëhet nga ora 15:00-23:00. Gjatë kësaj kohe, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të ndalohet qarkullimi i tyre, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, deri tek Presidenca si dhe rruga Papa Gjon Pali II, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në bulevardin “Bajram Curri”.

Bllokim do të ketë nga rruga “Deshmorët e 4 Shkurtit”, duke filluar nga rruga e Kavajës deri te bulevardi “Zhan Dark”. Kufizime do të ketë edhe tek bulevardi “Bajram Curri” , rruga “Bardhyl” dhe rruga e “Dibrës” nga Farmacia 10 deri te Spitali QSUT. Policia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që ditën e sotme të shmagin përdorimin e këtyre segmentëve rrugorë duke përdorur ato alternative.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: