Vijon prej ditësh zjarri në pyllin me pisha në Gjorgos të Patosit. Edhe këtë të shtunë është aktivizuar vatra e zjarrit, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta.

Përpara disa ditësh në këtë zonë kodrinore të mbjellë me pisha ra zjarr duke krijuar vatra të shumta për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë, por edhe favorizimit nga era.

Pas disa orësh, flakët u fikën dhe si pasojë e tyre qindra rrënjë pisha mbeten të djegura, por ditën e sotme vatra është riaktivizuar. Nga banorët është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe forcat zjarrfikëse janë nisur në vendin e ngjarjes por terreni është i vështirë për të ndërhyrë.

Vatra ndodhet larg banesave, por zjarri shkakton një dëm ekonomik dhe mjedisor. Në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit janë edhe ata të repartit të Patosit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: