SHBA

Aktori i njohur James Franco është akuzuar për ngacmim seksual. Dy ish- studentet e tij Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilat kanë qenë pjesë e shkollës së filmit ‘Playhouse Studio 4’ e drejtuar nga Franco akuzojnë aktorin për ngacmime në vitin 2014.

Sipas tyre 41-vjeçari bëntë sjellje të papërshtatshme seksuale në këmbim të një roli të veçantë për projektet e tij. Ai i kërkonte vajzave të zhvisheshin para tij dhe miqve të tij. Shkolla e ndodhur në Los Anxhelos, i mësonte studentët e saj, se si të bëheshin aktorë profesionistë, por më e rëndësishmja, ajo i mësonte ata se si të punësoheshin nga studiot e filmave më prestigjozë në vend.

James Franco ka mohuar në mënyrë kategorike kërkimin e favoreve seksuale në këmbim të vëndeve të punës, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vinë vete, e ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve, ai u shpreh se një film përmban gjithçka brënda tij, dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb