TIRANE

Artisti i merituar, “Nderi i Kombit”, aktori i madh i skenës shqiptare Mirush Kabashi, i ka shqetësuar të gjithë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai prej disa ditësh është shtruar në spital ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka dalë me sukses.

Me dalje shumë të rralla kohët e fundit në ekran dhe skenë, sot mund të shohim një foto të tij, të cilën e ka publikuar një punonjëse e spitalit privat ku aktori kurohet.

Fotoja është publikuar nga Oriela Cano. “Një kujtim shumë i bukur me Mjeshtrin e Madh të Skenës Z. Mirush Kabashi, një artist i pazëvëndësueshem” shkruan Cano në një postim në Facebook.

Një muaj më parë artisti i madh festoi 72-vjetorin, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë. Pavarësisht sëmundjes, aktori duket i qeshur dhe plot pozitivitet.

Mirush Kabashi
Mirush Kabashi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb