Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, bënë paraqitjen e tyre të parë publike të enjten, më 28 mars, pas 21 vitesh.

Aktori 94-vjeçar dhe 62-vjeçarja kanë shijuar darkën në një restorant në Santa Fe, New Mexico, sipas fotove të siguruara nga Page Six.

Hackman u pa duke mbajtur dorën e gruas së tij dhe duke u mbështetur në bastunin e tij me dorën tjetër. Çifti dukej në humor të mirë ndërsa Arakawa e ndihmoi të shoqin të dilte nga restoranti. Në të njëjtën ditë, aktori u kap edhe duke shkuar në një dyqan, ku bleu kafe dhe një byrek me mollë.

Hera e fundit që çifti u pa bashkë në publik ishte kur ata kaluan në tapetin e kuq të Golden Globes në 2003. Aktori u tërhoq nga aktrimi vitin e ardhshëm dhe që atëherë jeton në Santa Fe.

Hackman dhe Arakawa u njohën kur ajo ishte duke punuar me kohë të pjesshme në një palestër në Los Angeles të frekuentuar nga aktori i famshëm. Ata u martuan në vitin 1991 dhe jetojnë së bashku në fermën e tyre në Santa Fe.

Ndërsa çifti nuk pati kurrë fëmijë së bashku, Hackman ka tre fëmijë – 64, 61 dhe 57 vjeç – me ish-bashkëshorten Faye Maltese, me të cilën ai ishte i martuar për 30 vjet, deri në divorcin e tyre në vitin 1986.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb