Aktorja e famshme e Little Women: Atlanta, Ashley Ross ka vdekur papritur në moshën 34 vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga publicistja e saj, Liz Dixson me anë të një postimi në Instagram-in e aktores.

E njohur si Ms Minnie, Ross vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor të hënën. Aktorja nuk arriti që ti mbijetojë dot plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 23:00 dhe Ms Minnie vdiq rreth 24 orë më vonë në Grady Memorial Hospital në Atlanta.

“Familja kërkon respektimin e privatësisë gjatë kësaj kohe të vështirë,”- shtoi deklarata.

“Ishte një person i ëmbël dhe me zemër të madhe,”- shtoi Dixon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: