Në një postim të fundit, tronditës të rrëfyer në “Instagram”, aktorja 47-vjeccare amerikane, Alyssa Milano ndan dramën e të jetuarit si një “bartëse e zgjatur” me koronavirus.

Megjithëse mjaft qetësuese për zhvillimet pozitive në gjendjen e saj shëndetësore, pas pesë muajsh torturues, aktorja amerikane po përpiqet të menaxhojë ndjenjat e saj kontradiktore dhe frikën për mundësinë e sëmundjes së miqve të saj të dashur dhe familjes. Ajo shkruan në postimin e saj, me një sens të përmbajtur të optimizmit: “Si jeni. Ky është një kontroll për mirëqenien dhe një azhornim për shëndetin tim. Jam mirë. Po filloj të ndihem më mirë fizikisht. Unë gjithashtu marr një aspirinë çdo 3 ditë për të holluar gjakun tim, vaj peshku, vitamina D, C, zink dhe një B kompleks. Kam akoma takikardi të herëpashershme. Ende i harroj fjalët (kjo është më e keqja). Por nuk jam aq keq sa kam qenë disa javë më parë. Ndjehem më mire.
Unë bëra një skanim të tomografisë së kompjuterizuar të mushkërive dhe një skanim MRI të mushkërive, të dyja këto ishin normale.
Unë jam shumë e frikësuar ndonjëherë, megjithatë. Jo se sëmurem përsëri, por nëse të dashurit e mi sëmuren. Kjo sëmundje është një përbindësh.
Kjo është arsyeja pse unë jam mërzitur midis të qenit kaq mirënjohës dhe të qënit kaq e tmerruar. Unë tani vetëm pyes veten: si jeni? Ju lutem, qëndroni të sigurt”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alyssa Milano hodhi në fillim të gushtit në Instagram një fotografi me respirator që e mbante që nga 2 prilli, kur ajo ishte e sëmurë për dy javë, dhe dy testet pozitive zbuluan se ishte nga koronavirusi.

“Kam pasur dhimbje kudo. Nuk kisha shije. Ndjeva sikur një elefant ishte ulur në gjoksin tim. Nuk mund të merrja frymë dhe të haja. Kam humbur 5 kilogramë brenda dy javësh. U ndjeva e hutuar. Kisha dhimbje koke të tmerrshme dhe ethe. Unë në thelb kisha të gjitha simptomat e koronavirusit”, tha ajo.

Në atë kohë, siç e kishte zbuluar, simptomat e rënda u qetësuan, por ajo vazhdoi të jetonte me “simptomat e zgjatura” të tilla si marramendje, anomali të stomakut, periudha të çrregullta, palpitacione, gulçim, memorie afatshkurtër zero dhe gjendje e dobët e përgjithshme. Megjithëse testi i tretë doli negativ në fillim të gushtit, aktorja, e cila vazhdon betejën e saj me virusin vdekjeprurës, u diagnostikua si një “transportuese e zgjatur” e COVID 19. Në fakt, me një video që ndau disa ditë më vonë në Instagram, ajo zbuloi problemin e rënies së flokëve me të cilën përballet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb