Ajo është një nga aktoret më të famshme të “Hollywood-it” dhe më të pëlqyerat.

Në karrierën e saj ka bërë role të ndryshme, shpesh herë si mama apo si gjyshe.

Tashmë, ndryshe nga herët e tjera do e shohim Meryl Streep si një gjyshe në jetën e vërtetë, pasi vajza e saj Mamie do të bëhet mama për herë të parë.

Mamie është vajza e dytë nga katër fëmijët me bashkëshortin Don Gummer dhe është 35 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb