Aktorja e njohur, Jennifer Graner, ka folur haptazi për ndryshimet trupore pas lindjes së tre fëmijëve dhe ka rrëfyer truke, se si t’i shmangesh thashethemeve të njerëzve nëse mbetesh shtatzënë pas të 40-ave. Ylli i “13 Going on 30”, ka dy vajza, Violet dhe Seraphina, si dhe një djalë 9 vjeç të quajtur Samuel.

“Janë disa gra të mahnitshme, linjat trupore të së cilave janë që pa marrë parasysh sa fëmijë kanë, ato kanë një bark të sheshtë. Unë njoh shumë prej tyre dhe jam e lumtur për to, por unë nuk jam një prej tyre”, u shpreh Graner.

48-vjeçarja thekson se punon për orë të tëra në palestër për të arritur një formë optimale.

“Unë mund të jem vërtetë në formë, por ama dukem si një grua që kam tre fëmijë”, deklaroi Jennifer.

Aktorja shtoi se edhe pse është 48 vjeçe dhe një nënë beqare, ende spekulohet se është në pritje të një fëmijëve.

“Unë jam 48 vjeçe dhe jam beqare, mirëpo këto gjëra ndodhin akoma”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb