TIRANE – Gwyneth Paltrow 46, dhe Brad Falchuk, 47 kanë lidhur kurorë në një ceremoni të fshehtë në shtëpinë e tyre në Hamptons ditën e shtunë më 29 shtator.

Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit në praninë e miqve të ngushtë, duke përfshirë Cameron Diaz, Robert Doëney Jr., Steven Spielberg etj.

Takimi i parë i Gëyneth me Brad ishte në Glee, në vitin 2014, por nuk dolën në publik derisa romanca e tyre u zbulua një vit më vonë gjatë pushimeve romantike në Itali. Në vitin 2017, Brad i propozoi Gwyneth dhe bashkë me PO-në erdhi edhe një ceremoni fejese në LA.

Qaw
Qaw

Gëyneth ka qenë më herët e martuar me këngëtarin Chris Martin, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën 14-vjeçare Apple dhe djalin 12-vjeçar Moses.

Brad, nga ana tjetër, ka qenë i martuar me producenten Suzanne Bukinik, me të cilën gjithashtu ka dy fëmijë, djalin Brody dhe vajzën Isabella. Gwyn dhe Brad ndanë në profilin e tyre në rrjetet sociale unazat e martesës të thjeshta dhe elegante.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb