TIRANE – Eliza Dushku gjithmonë ka preferuar që jetën e saj private ta mbaj larg intereseit publik. Aktorja e njohur shqiptare është martuar rreth një muaj më parë dhe gjithcka ka qenë në fshehtësi. Por ditën e djeshme ajo ka vendosur të ndajë me të gjithë një nga momentet më të rëndësishme në jetën e saj, kurorëzimi i dashurisë me personin e zemrës.

Eliza është një nga aktoret e njohura shqiptare në Hollyëood, krenare gjithnjë për origjinën e saj të cilën jo vetëm nuk e ka fshehur kurrë. Më 18 gusht, ajo është martuar në një ceremoni private me biznesmenin 54 vjeçar Peter Palandjian.

Momentet më të bukura nga dasma e tyre, aktorja i ka ndarë me të gjithë në profilin e saj zyrtar në instagram, përmes disa fotove që dëshmojnë çastet më të bukura të aktores shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb