Aktorja Lily Reinhart, e cila ishte e ftuar në shfaqjen e modës Max Mara SS23, është fituesja e çmimit 2022 Women in Film Max Mara Face of the Future Award, themeluar në vitin 2006.

Lily Reinhart është një nga aktoret e reja më të njohura në Hollywood, e njohur më së shumti për rolin e Betty Cooper në serialin kult Riverdale.

Çmimi “Women In Film Max Mara Face of the Future” i jepet një aktoreje, një ikonë stili, e cila po përjeton një pikë kthese në karrierën e saj në industrinë e filmit dhe televizionit, me vëmendje të veçantë për kontributin e saj në komunitet.

Në edicionet e kaluara çmimi u është dhënë Zazie Beetz, Alexandra Shipp, Zoey Deutch, Natalie Dormer, Kate Mara, Rose Byrne, Hailee Steinfeld, Chloë Grace Moretz, Katie Holmes, Zoe Saldana, Elizabeth Banks, Ginnifer Goodwin, Emily Blunt.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb