TIRANE- Akulli që qytetarët e Tiranës konsumojnë në bare mund të jetë i ndotur mikrobiologjikisht. Në analizat e bërë publike, ndotja konkrete kishte të bënte me ‘streptokokun fekal’ ç’ka do të thotë se ujërat e bardha mund të jenë përzierë me ujërat e zeza.

Pas kësaj situate të evidentuar në lokale të rastësishme, nga interesimi që bëmë pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, na pohuan se analizat e tyre nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. Madje sipas këtij institucioni nuk ka asnjë shqetësim qytetarë apo konstatim nga analizat e bëra për cilësinë e ujit në Tiranë.

Sipas tyre kjo situatë mund të jetë një rast i izoluar në biznese dhe në depozitat e tyre të cilat mund të jenë të papastruara.

Por ISHP pritet të vijojë kontrollet edhe në njësi të tjera biznesi për të skanuar situatën dhe larguar këtë rrezik evident për shëndetin e konsumatorëve ku të cilëve u mbetet vetëm të shpresojnë për më mirë.

KREU ISHSH: KONTROLLE PRODHUESVE DHE TREGTARËVE, UKT: PROBLEMI NUK VJEN NGA UJËSJELLËSI
Sakaq, kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor pohoi se po vijojnë kontrolle tek prodhuesit dhe tregtarët në lidhje me cilësinë e akullit për pijet. Gjatë një prononcimi për News24, Deda deklaroi se përfundimet do publikohen pas daljes së përgjigjes së analizave.

“Përfundimet, pas daljes së përgjigjes së analizave. Uji i pijshëm është në monitorim të vazhdueshëm”, tha ai. Nga ana tjetër, Ujësjellës Kanalizime Tiranë bëri me dije se problemi për akull me baktere nuk shkaktohet nga ky institucion.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: