Shtetet e Bashkuara ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit që lidhen me disa kompani të akuzuara për përfshirje në një rrjet të kontrabandës së naftës që mbështet Forcën Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC-QF).

Masat, të shpallura të premten, vijnë ndërsa bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore kanë ngecur me ardhjen e një administrate të re të udhëhequr nga Presidenti konservator Ibrahim Raisi në Teheran në fillim të këtij muaji.

Sanksionet kishin në shënjestër Mahmood Rashid Amur Al Habsi, i përshkruar nga Departamenti Amerikan i Thesarit si një “ndërmjetës i huaj” dhe i akuzuar për partneritet me zyrtarë të lartë të Forcës Quds për të “lehtësuar dërgesat e naftës iraniane për klientët e huaj, përfshirë blerësit në Azinë Lindore”.

Sanksionet do të zbatohen për katër kompani në rrjetin e biznesit të Al Habsi – dy firma me seli në Oman, një në Liberi dhe një në Rumani.

Sanksionet do të ngrijnë asetet e Al Habsi dhe kompanive të tij të listës së zezë në SHBA, do ta ndërpresin atë nga sistemi financiar amerikan dhe do t’i ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: