*Berisha: Jep dorëheqjen, të hetohesh pa imunitet. Meta: Akuzat çojini në Prokurori
*Paloka: Kreu i parlamentit të dorëhiqet dhe të hetohet
TIRANE – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, iu përgjigj për herë të parë akuzave që iu bënë në një shkrim të ‘BIRN’ dhe më pas nga opozita, se ai ka marrë ryshfet nga një kompani e kontraktuar nga CEZ për mbledhjen e borxheve.

Meta mohoi kategorikisht çdo akuzë, por ajo që ra në sy ishte një sqarim se kush e ka kontraktuar kompaninë e avokatisë Clifford Chance, që i ka bërë këto akuza.

Ndryshe nga sa është shkruar në media, se avokatët janë kontraktuar nga kjo qeveri, Meta tha se kontrata me Clifford Chance është firmosur nga qeveria e Sali Berishës.

dok e saliut 3

“I bëj të qartë opozitës se do vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do kenë kohë edhe dy vjet për ta kërkuar këtë. Kompania është e kontraktuar nga qeveria aktuale dhe pretendimet e ngritura në raportin e saj janë të besueshme. Kisha një pyetje nëse Sait Dollapi është anëtar i PS­-së, apo anëtar i këshillit kombëtar të PD­-së? Kompania që ka firmosur Dollapi ka qenë kliente e kësaj qeverie me ministrinë e Financave. Nëse nuk e kujtojnë këtë kompani, të pyesin ministrin e Financave pasi kjo kompani ka qenë kliente me qeverinë për disa kontrata. Kompania në fjalë ka bërë një sqarim që nuk përmendet emri i zotit Ilir Meta”,- tha Meta.

Sipas tij “Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra, të cilët nuk dëshiroj ti marr nëpër gojë. Nuk e përjashtoj që ndonjë i afërm i tij të ketë përfituar, por e përjashtoi që të ketë përfituar Ilir Meta. Të gjithë e dimë se kush e kontrollonte ERE-­n dhe nëse ka dokumente të cilat provojnë që ministra të asaj kohe kanë kërkuar të favorizohet CEZ në dëm të KESH, ju siguroj se nuk mund të ishte Ilir Meta”.

Nderkohe Partia Demokratike ka ripërsëritur në Kuvend kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në afera korruptive që kanë të bëjnë me CEZ-in. Kreu i grupit Edi Paloka tha se kryeparlamentari është vendosur nën akuzë dhe duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugën hetimeve, pas shkrimit të Birn ku thuhet se një ish zv.kryeministër ka marrë ryshfet për të favorizuar një kompani për mbledhjen e borxheve të CEZ.

Ish-kryeministri Berisha ka folur edhe për akuzat ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe çështjen e CEZ. Ai i kërkoi Metës të dorëhiqet, në mënyrë që të hetohet pa imunitet. Ndërsa kreu i Kuvendit i është përgjigjur se akuzat mund t’i çojë në prokurori.

Berisha: Dy vjet më parë, pasi kisha humbur zgjedhjet në parlament i thashë lidhjet e tua me krimin janë universale. Por shqiptarët të amnistuan. Këta hora, banditë e peshojnë në para dhe ky është i çmendur pas parave. Thirrja ime të mbështesim paketën (dekriminalizimi), si një kusht themelor për tu treguar shqiptarëve se kemi vendosur të ndahemi nga e shkuara e zezë. Dy fjalë kryetar, bashkëkryetar i kësaj maxhorance, akuza për ty ka ardhur nga një studio avokatie që ka bashkëpunuar me avokaten e shtetit për të mbrojtur interesat e kësaj qeveri. Në rast se ju faktoni në prokurori se ato fjalë ja ka thënë Sahit Dollapi, le të marrë dënimin e merituar. Por të gjitha këto meritojnë lënien e imunitetit. Sepse akuzohet një njeri që paratë i ka ndarë me ty. CEZ-i, deklaron se ke shkuar si Ministër i Jashtëm dhe jo Ministër Ekonomie dhe ke negociuar për Ismailaj. Këto janë dokumentet neutrale. Kjo çështje kërkon hetim të padiskutueshëm. Ti çfarëdo që të kesh shko thuaji në prokurori. Ti ke akuza konkrete nga përfaqësuesi i kësaj qeverie, përfaqësuesi juaj. Kjo nuk mund të kalohet. Ka firmosur Sahit Dollapi për këtë? Shko thuaje në prokurori!
Avokatët e tu që shpërndajnë komunikata në emrin tënd nuk të ndihmojnë se të shpërndash kontrata dhe të thuash se kjo kontratë është firmosur gjatë kohës që ke qenë min i jashtëm në kohën që ke negociuar si i tillë, kjo të rëndon. Jep dorëheqjen! Ne kërkojmë që këto të hetohen pa imunitet. Është kërkesë civile në të gjitha parlamentet e botës. Kjo është çështje e pastër. Ju bëj thirrje, e mbyll fjalën time që e gjitha kjo rrokullisje e madhe mund të marrë një kthesë po të votojmë paketën e dekriminalizimit.

Meta: Nuk kam ndërmend të marr nëpër gojë atë dhe lidhjet me personi që përmendi. Nuk është në natyrën time të përgojoj kolegë, bashkëpunëtorë të tyre dhe të afërm të tyre. Kjo firmë e ka firmosur marrëveshjen me zotin Sait Dollapi kur ju keni qenë kryeministër. Akuzat çojini në Prokurori.

(er.nu/d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: