Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin që pritet të shpallet sot në Hagë për ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Mediu shprehet se të gjithë akuza të fabrikuara të cilat u iniciuan nga Serbia dhe Rusia për të zhbërë një histori të lavdishme të Kosovës por dhe të NATOs
“Ka vetëm një verdikt dhe kjo është pafajësia, asnjë vendim nuk zhbën dot të vërtetën për Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ata janë heronjë të lirisë të Kosovës dhe shqiptarisë.
Çdo vendim tjetër është kërcënim jo vetëm për Kosovën por dhe për Ballkanin është vendim kundër së vërtetës”, përfundon ai.
Postimi i plotë:
Hagë, sot gjykata, pas një procesi të padrejtë të zgjatur gjashtëvjeçar, do shpall vendimin për luftëtarët, clirimtarët dhe udhëheqësit politikë të Kosovës.
Të gjithë akuza të fabrikuara të cilat u iniciuan nga Serbia dhe Rusia për të zhbërë një histori të lavdishme të Kosovës por dhe të NATOs. Si dhe të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësive dhe spastrimit etnil të Kosovës nga regjimi i Miloshevicit.
Nuk kërkohet të dënohen 4 liderë të pafajshëm të Kosovës, por të dënohet Kosova, SHBA, Britania, BE dhe NATO. Kërkohen të shpallen të fajshëm ata që luftuan për lirinë dhe të amnistohen krimet e Miloshevicit, Mlladicit dhe Karaxhixhit.
Ka vetëm një verdikt dhe kjo është pafajësia, asnjë vendim nuk zhbën dot të vërtetën për Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ata janë heronjë të lirisë të Kosovës dhe shqiptarisë.
Cdo vendim tjetëe ëahtë kërcënim jo vetëm për Kosovën por dhe për Ballkanin është vendim kundër së vërtetës.
