Shefi organizativ i Rithemelimit, Klevis Balliu përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar pas intervistës së ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Ai shkruan se një gjë e tillë do të ndodhte në një vend demokratik, nuk do të kishte nevojë as për deklarata politike, por thjeshtë ligji do të vihej në zbatim.

Postimi i plotë:
Çdo te ndodhte nese zv kryeministri do akuzonte kryeministrin per vjedhje ne vendet demokratike ku sundon ligji dhe shteti?
Mungesa e reagimeve te institucioneve ligjzbatuese per akuzat e zv kryeministrit ndaj kryeministrit tregon dramen qe po perjeton vendi. E ne fakt , sa dramatike eshte dhe qesharake. Imagjinoni per nje sekonde sikur kjo te ndodhte ne Europe tek aleatet tane. S’do kishte nevoje as per deklarata politike por thjesht ligji do vihej ne zbatim. Nje zv kryeminister akuzone kryeministrin se me ka kercenuar , se kryeministri ka vjedhur , se kryetari i bashkise eshte pronari i. inceneratoreve , por ketu nuk leviz asgje. Kjo mungese reagimi e drejtesis eshte prova me e qarte e kapjes te shtetit. Mungesen e reagimit ndaj ketyre ngjarjeve te rendesishme e shikon ne regjime diktatoriale. Kur gjeneralet e Gadafit arratiseshin dhe tregonin krimet e Gadafit, bota shtangej por ne regjimin e Gadafit drejtesia nuk levizte. Njesoj me krimet e Sadamit, kur njerez qe i kishin sherbyer atij flisnin per krimet e tij , bota shtangej por drejtesia ne regjimin e Sadamit nuk fliste. Njesoj si sot ne Rusi, bota shtanget me ato cka digjon per Putinin por drejtesia ne Rusi nuk flet.
Dhe vendi yne si duket ka degraduar pikerisht ketu , ne kete pike , ku e gjith bota shtanget nga vjedhjet nga abuzimet madje mediat e huaja po flasin me shume se ato kombetaret , per akuzat e zv kryeministrit per kryeministrin. Ne kete situate zgjidhja eshte nje, qytetaret! Sepse nuk ka nje force tjeter qe munde te perballet. Shpresa e nje vendi gjithmon do te mbetet tek bijte e tij. Ndaj sot Opozita e cila e ka per detyre te therase dhe te udheheq kete aksion patriotik per vendin po del ne shesh dhe i kerkon cdo qytetari te bashkohet pavarsisht bindjeve politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb