TIRANE

Ish prefekti dhe i deleguari i PS-në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici ka përgënjeshtruar akuzat e PD-së se ka përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit, ndërsa paralajmëron këtë force politike për një përballje në gjykatë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gjici shkruan se akuza e tyre është lehtësisht e verifikueshme,  ndërsa e cilëson një gënjeshtër të rradhës.

 Postimi i plotë

Megafoni i opozitës së dështuar dhe të shkërmoqur, foli sërish!

Nuk çuditem, por mëshiroj çdo kënd, i cili nuk informohet, apo nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

E kam thënë e rithënë: Prej vitesh nuk administroj asnjë biznes, jo më të përfitoj tendera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme!

Sot, u akuzova, se kam përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit. Gënjeshtër fund e krye.

Tenderi për godinën e Universitetit, është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike! Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marë ende as paratë e punës së bërë.

U tha, se kam përfituar 30 milionë dollarë tendera!!!

Megafoni i djegur i PD-së, ti vërtetojë, pasi në të kundërt, do shihemi në gjyq!

Kam vetëm një përgjigje për opozitën e rrjepur e shkërmoqur: Ethet e humbjes u kanë nisur!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: