Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 e ka quajtur një histori pa subjekt, të stisur dhe banale debatin e ditëve të fundit mbi të shkuarën e Bashës në Kosovë dhe rolin e tij në hetimin e UÇK-së.

Gjerkmarkaj thotë se qartë dukej se kishte një regji mbrapa gjithë debatit, e gjitha për të goditur Bashën.

Sipas analistit, Rama me këtë histori synonte që të përzientë letrat duke u barazuar me Bashën sa i përket raporteve me Kosovën pasi kryeministri ka çbleme kohët e fundit me lidershipin politik aty.

Madje ai shton se Rama tentoi të përfitonte nga kjo ngjarje duke i dhënë kredite vetes.

”Kanë qenë 2 javë ku qeveria i vodhi kohë opozitës me një histori të stisur e banale. Ishte një histori pa subjekt. Ishte mbi të gjitha një histori që po përdoret për qëllime të pastra elektorale e politike.
Asnjë nga argumentat që u dhanë, si u komponzuan dëshmitë dhe iu dha opinionit pulbik kishte një regji. E gjitha u bë për të goditur Bashën, duke u barazuar në një aspekt të caktuar me Kosovën dhe për t’i dhënë kredite Ramës që ka konflikte me lidershipin e Kosovës.
Ishte një tendencë për t’i përzier letrat. Kjo duhet të shërbejë për diçka si ngjarje. Do ishte mirë mos ndodhë më një goditje kaq e ulët. Rasti të mësojmë diçka. ”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb