Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka hedhur poshtë kërkesën e Bosnjë Hercegovicës që të rishikojë atkvendimin e vitit 2007, ku Serbia u lirua nga akuzat për kryerjen e gjenocidit gjatë viteve 1995.

Në letrën e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, thuhet se gjykata nuk mund të rishikojë vendimin sepse kërkesa për një gjë të tillë nuk ka ardhur nga të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

Bakir Izetbegoiq, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës, ka inicuar këtë kërkesë.

Ai ka thënë se nuk e ka parë të nevojshme që të gjithë anëtarët e presidencës të futen në kërkesën drejtuar gjykatës sepse rekomandimi për një kërkesë të tillë, fillimisht e ka bërë një avokat që ka prezantuar të gjithë presidencën.

“Gjykata konsideon se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së.

Shumë zyrtarë në Bosnjë janë shprehur kundër kësaj kërkese, e cila u dërgua në shkurt, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë kriza të reja politke në vend.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: