Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar për akuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Berisha shprehet se uron që të akuzuarit të provojnë pafajësinë, duke shtuar se vlerëson vendimin e Thaçit për të mos e përfaqësuar Kosovën në SHBA.

Postimi i ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha:

Reagim!

Akuzat ndaj individeve te veçante nuk mund zbehin luften çlirimtare te Kosoves si faqen me te ndritur te qendreses shqiptare per liri e dinjitet kombetar, qe nga luftrat e Skenderbeut.

Uroj qe te akuzuarit te provojne para botes pafajesine e tyre. Vleresoj vendimin e z.Thaçi per te mos perfaqesuar Kosoven ne takimin e Washingtonit. sb

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb