SHBA

Në një raport të policisë të Los Angelesit kohë më parë u konfirmua se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj.

Shtëpia e Jacksonit u kontrollua nga 70 anëtarë të zyrës policore së Barbara Countyt ne vitin 2003, pas akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Daily Mail ka publikuar për herë të parë pamje nga dëshmia e vetme e Michael Jackson, mbi akuzat e abuzimeve seksuale ndaj të miturve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Videoja gati 10 minuta e gjatë është regjstuar më 1 mars 1996 dhe tregon imazhin e qartë të mbretit të pop-it dhe reagimin e tij ndaj pyetjeve të prokurorit. Nervozizmi i ij në video shihet qartë. Jackson në atë kohë refuzoi me përbuzje akuzat e bëra në adresë të tij për racizëm.

“Njerëzit kanë gënjyer për mua. Jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar dhe jam i nderuar për këtë”, – ka thënë ai.

“Jezusi tha se duhet t’i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët dhe kështu mësova të bëj dhe unë derisa u rrita”- ka thënë ylli i muzikës pop në lidhje me fëmijët.

Pas procesit 6 mujor nëpër gjykata, Michael Jackson u shpall i pafajshëm në mars të vitit 1997, për akuzën e pedofilisë. Kujtojmë që pak kohë më parë balerini i njohur australian Wade Robson, i cili kur ishte fëmijë ka punuar me Michael Jackson deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga ai.

‘Jam abuzuar seksualisht nga Michael Jackson që në moshën 7- vjeçare’ , ka thënë balerini. Ndërkohë, familja e këngëtarit quajtti balerinin si një artist mashtrues.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb