Mali i Zi ka ekstraduar sot në Rusi, ish-shefin e departamentit për implementim dhe teknologji informative në Agjencinë për Sistemin e Barazimeve dhe kreditimit, Sergej Ipatov. Ipatov akuzohej për mashtrim, kanë njoftuar autoritet në Mal të Zi.

Lajmi për ekstradim gjithashtu është bërë nga agjencia Interfax dhe media të tjera ruse, ndërsa policia malazeze ka konfirmuar se Ipatov është ekstraduar te autoritetet ruse.

Sipas hetuesve Ipatov nga prilli i 2014 deri në korrik të 2016  si drejtues i departamentit të zbatimit dhe teknologjisë së informacionit të Agjencisë së Sistemit të Shlyerjes dhe Kredive të Bankës, në bashkëpunim ka kryer mashtrim me fondet bankare.

Foto

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb