Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Fast”. Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.
Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:
-Orgito Paloka, 22 vjeç, lindur në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.
