Detaje tronditëse dalin në dritë nga jeta para vrasjes e 23-vjeçares Eglantina Buci. Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i saj, i cili është dhe i akuzuar kryesor për vrasjen e të resë, tha se motra e tij trafikohej.

Madje ai hodhi edhe akuza të forta, ndërsa tha se ajo pinte edhe drogë. Madje ai tha se gjatë kohës kur mendohej se ishte në qendrën e Rehabilitimit në Lizën, motrën e tij e kishin parë dhe një videoclip të këngëtarit Murat Gjoniku.

“S’kemi lënë zyrë, derë pa trokitur. Nuk është e vërtetë që s’kemi trokitur. Lërë ça thotë policia. Kam dëshmitarë qendrën e Rehabilitimit në Linzë. Ajo ishte e droguar. Përfundoi atje. E mbanin sa në një hotel në tjetrin. E merrte njëri, e linte tjetri. E kishin bërë leckë. E mori policia, e qëndroi atje. Qëndroi ose 6 muaj, ose 8 muaj. Këtë dua dhe unë të di, se kush e nxori nga ajo qendër. S’më dhanë asnjë informacion, më thoshin; është sekret. Çdo të hënë i çonim ushtrime e rroba. Kur shkuam atje na thanë; është larguar. E kemi parë në një videoklip të Murat Gjonikut duke kënduar. Shkuam në polici, në komisariatin nr.6. Erdhi ajo, ndenji 5-6 orë dhe iku. Unë nuk e kam takuar, në telefon kemi folur. Ajo më tha: “Jam fejuar do iki në Itali”.” pohoi Shkëlzen Buci nga burgu, ku po kryen një dënim për një vrasje në vitin 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb