Bjellorusia pretendon se një raketë ukrainase ka rënë në territorin e saj ditën e sotme.  Sipas mediave vendase, Bjellorusia ka thirrur ambasadorin ukrainas për të diskutuar mbi këtë rast.

Pretendohet se raketa e quajtur S-300 ka rënë në rajonin perëndimor të Brestit rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale.

Raketa dyshohet se ka rënë në një fushë afër fshatit Harbacha, i cili ndodhet në afërsi të kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

Ministria e jashtme bjelloruse, në një deklaratë për mediat ka thënë se: “Ne kemi kërkuar që Ukraina të kryejë një hetim të plotë për të gjitha rrethanat e lëshimit të raketës, të sjellë përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen. Gjë që mund të çojë në pasoja katastrofike për të gjithë”.

Deri më tani Ukraina nuk i është përgjigjur pretendimeve dhe nuk ka bërë asnjë koment.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb