Në rrjetet sociale deri tani nuk është thënë asgjë, por njoftimi zyrtar ka mbërritur drejtpërdrejt nga goja e gjyshit Al Bano në televizion.

Këngëtari dhe Romina Power janë bërë gjyshër për herë të parë. Vajza Cristel Carrisi, e martuar me Davor Luksic, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. ’Po reflektoja që fjala gjysh të përsëritej dy herë , nuk e kuptoja përse! Është një emocion shumë i bukur’ ka thënë Al Bano drejtpërdrejt në televizion.

I emocionuar dhe i lumtur gjatë hapjes së finales së The Voice of Itali, trajneri Albano Carrisi ka dhënë lajmin e bukur.

Vajza Cristel ka lindur në Zagreb, në Kroaci, vendi i origjinës së bashkëshortit të saj me të cilin është martuar prej dy vitesh.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087933_0_image

C_2_fotogallery_3087933_1_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: