Transferimi i bujshëm i kësaj vere i Real Madrid, David Alaba, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes rrjeteve sociale.

Austriaku bëhet kështu lojtari i dytë pas Benzema që rezulton pozitiv me virusin.

Rrjedhimisht, rritet ankthi në klub, pasi Alaba prej ditësh ka qenë duke u stërvitur me grupin, ndryshe nga Alaba, që ende nuk është paraqitur në grumbullim.

Kujtojmë që Alba u zyrtarizua si lojtari më i ri i madrilenëve disa ditë më parë, ku u bë e ditur që ai do të mbajë të stampuar në fanellë numrin 4, numër ky që në të kaluar mbahej nga ish-kapiteni Sergio Ramos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb