David Alaba është kthyer në emrin më të lakuar në merkaton e transferimeve, kjo për vetë faktin se në fund të sezonit do të largohet me parametra zero, ndërsa për shërbimet e tij mbeten në gara disa nga klubet më të rëndësishme në Europë. Në Spanjë janë të siguruar se Alaba dhe Real Madrid kanë firmosur prej kohësh një para kontratë por nga Anglia zbardhin detaje nga kërkesat e tij ekonomike. Fakt është që Alaba po largohet nga Bayern Munich vetëm për një pagë më të mirë, ndërsa agjentit e tij po bëjnë gjithçka është e mundur për ti siguruar një kontratë faraonike.

Alaba
Alaba

Sipas mediave në ishull, Alaba kërkon një kontratë 5-vjeçare dhe 22 milion euro neto në sezon. Chelsea dhe Man.City janë dy klube që prej kohësh po ndjekin nga pranë situatën e Alaba. Kërkesat e mbrojtësit austriak janë më të vërtetë të larta, çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të bëjë gati një paketë prej 110 milion euro për pesë vite, një shumë e madhe në këtë periudhë të vështirë në aspektin financiar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb