Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat apartamentesh në qytetin e Antverpit, në Belgjikë, duke shkaktuar një tragjedi me disa viktima.

Sipas raportimeve të para nga mediat belge, flakët shpërthyen në orët e mëngjesit të së mërkurës në një ndërtesë banimi. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të të vdekurve apo të të lënduarve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia vijojnë operacionin në vendngjarje. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë hetimet paraprake dhe të mblidhen provat nga vendi i ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: