IRAN

Koronavirusi ka prekur edhe politikën iraniane dhe qeverinë e saj duke mos kursyer as edhe zyrtarë të lartë. I pari i cili u njoftua të ishte preku nga koronavirusi ishte zv. ministri i Shëndetësisë Iran Haririchi që u izolua menjëherë në karantinë.

Por pas tij janë edhe një nga klerikët kryesorë Hadi Khosroshahi, zv. presidentja për marrëdhëniet me gratë dhe ato familjare, Masoumeh Ebtekar si dhe dy anëtarë të parlamentit iranian përfshi dhe kryetarin e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare të Iranit janë prekur nga koronavirusi.

Një reagim ka pasur dhe nga Presidenti Rouhani i cili ka thënë se COVID- 19 është një armë në dorë kundër armiqve për propagandë. Po ashtu ai shtoi se Irani nuk ka një plan për të mbyllur qytete apo zona të caktuara pasi nuk do të veprojë si vendet armike të saj që mbyllin qytete që të bllokojnë ekonominë.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi pasi numëron 245 të infektuar nga të cilët 26 viktima dhe 21 të rekuperuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb