Prej dy ditësh është zhvilluar në Lurë një nga aktivitetet më të mëdha Of Road. Grupe të organizuara nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi u mblodhën në një nga garat më të mëdha të zhvilluara në vendin tonë.

Morën pjesë më shume se 640 foristrada, ndërsa në garë ishin 60 prej tyre. Këtë aktivitet e ndoqën qindra njerëz të ardhur nga gjithë trojet Shqiptare.

Për të parë garat dhe për të shijuar adrenalinën kishin ardhur banorë kureshtarë të Lurës, qytetarë nga Peshkopia dhe Bulqiza. Në fund u shpallën edhe fituesit e garave me motorra dhe makinave Of Road.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: