RUSI- Duket se bota është futur në një rreth terrori e paniku, pas sulmeve që vranë 128 persona në Paris. Një alarm për bombë është dhënë në verilindje të kryeqytetit rus, Moskë. Mësohet se një telefonatë anonime ka njoftuar për bombë të vendosur në hotelin “Cosmos Hotel’. Menjëherë autoritetet vendase kanë evakuuar personat që ndodheshin në hotel dhe të zonës afër vendit të ngjarjes. Bëhet fjalë për rreth 1000 të evakuuar.

Ndërkohë që specialistët dhe forcat xhenierë po kontrollojnë hotelin me qen nuhatës dhe mjete të tjera. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb