Një alarm vjen nga mbarë globi, ku raportohet për ‘zhvarrosje’ të bletëve. Shkencëtarët në Britaninë e Madhe, kanë shfaqur shqetësim pasi popullsia e bletëve është zvogëluar nga një sëmundje, e cila përhapet nëpërmjet insekteve asimptomatikë dhe shpërndahet me shpejtësi.

“Infeksioni dikur ishte një gjë e rrallë, por është përhapur me shpejtësi”, tregojnë studiuesit e Universitetit në Newcastle, të cilët ekzaminuan bletët në 25 vende, shkruan ‘The Guardian’.

Profesor Giles Budge vjen me një propozim konkret për zgjidhjen e këtij rasti. “Ju nuk mund të mendoni për distancë sociale në një zgjua bletësh, por mund ta menaxhoni atë duke zgjeruar hapësirën brenda zgjoit”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: