TIRANE– Paralajmërimi prej ditësh se do të kishim një mot të rënduar, duket se ka vënë në alarm të gjithë institucionet shtetërore që janë duke bërë rifreskime të situatës orë pas ore. Nisur nga situata me reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa orësh, është mbledhur paraditen e sotme Shtabi i Emergjencave Civile të Qarkut.

Ky takim erdhi edhe pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe IGJEUM-it, për përkeqësimin e kushteve klimaterike me reshje të dendura.

Në mbledhjen e sotme u konfirmua gatishmëria e të gjithë institucioneve për përballimin e çdo emergjence, duke raportuar në mënyrë analitike.

Në mbledhje ishin të pranishëm Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, Komanda Mbështetëse e FA, OSHEE, Ukt, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Kavajë, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vorë.

Gjithashtu, në mbledhje u vendos unanimisht që të nxirret një urdhër për ngritjen e grupit të monitorimit në mënyrë periodike të pikave të rrezikshmërisë së lartë. Grupi u ngrit në bazë të urdhrit Nr.162 i datës 30.11.2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb