TIRANE – Lojtari më i mirë i Superligës 2014, Alban Hoxha, nuk është më i vetëm në ndeshje. Tashmë, portieri i Partizanit ka pranë tifozin më të dashur në botë, djalin dymuajsh Beko, që ka nisur ta ndjekë nga shkallët e stadiumit.

“Sot “guerrilsi” i vogël Beko, ndoqi miqësoren e babi Albanit”, shkruan stafi i ekipit në Fb, duke postuar edhe foto të vogëlushit.

Ky nuk është rasti i parë kur Beko shoqëron të atin, që pas humbjes së të ëmës, menjëherë pas lindjes. Vogëlushi ishte i pranishëm edhe gjatë marrjes së çmimit nga Hoxha si lojtari më i mirë në Superligë për vitin 2014.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: