KUKES

Një tjetër kandidat nga lista e Partisë Demokratike, ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Alban Zeneli kandidat nga lista e PD-së, në qarkun e Kukësit i është bashkuar apelit të KQZ-së, për të marrë mandatin e Flamur Nokës.

Alban Zeneli
Alban Zeneli

Zeneli nuk është i vetmi emër që i bashkohet sot Kuvendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha sot mandatin 6 deputetëve të rinj.

Bëhet fjalë për  emra si Elda Hoti, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Ediola Braha, Majlinda Halili, Edlira Hyseni, të cilët do t’i bashkohen Kuvendit të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb