Deputetja demokrate Albana Vokshi ka votuar këtë të martë në Roterdam për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.

Përmes një postimi ne Facebook, ajo shprehet se PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian.

Vokshi shprehet se PPE do mbetet partnere afatgjatë dhe e besueshme.

“Ditë e rëndësishme për PPE.
PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj.
Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian.
Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP.
EPP partnere afatgjatë dhe e besueshme”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: