Shoqëria Albanian Clutural Society, e themeluar nga Domenick Scaglione, organizoi të shtunën shfaqjen e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”.

Dokumentari u realizuar nga gazetarja Desada Metaj ku veç pjesëmarrësve vendas, të ftuarit erdhën edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Holanda. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Aurela Basha, kryetare e Bordit, ndër të tjera nënvizoi se dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste. Kjo është edhe tema qendrore e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”.

Ky dokumentar flet për rikthimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50 vjeçare nëpërmjet dëshmive të atyre që vuajtën gjatë komunizmit në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb