Akademia e studimeve albanologjike e Tiranës, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Trashëgimisë së Shqiptarëve në Shkup kanë mbajtur një takim në Shkodër me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për albanologjine. Për ta të përbashkëta janë edhe problematikat si buxhetet dhe po aq statusin.

“Shkenca ende nuk trajtohet me parametrat e duhura në Kosovë” tha Hysen Matoshi. Ndërsa Skënder Asani nga Instituti i Trashëgimisë në Shkup tha se Albanologjia s’mund të jetë zorrë qorre e Akademisë së Shkencave.

Mbi pretendimin e Skënder Gjinushit për marrjen e instituteve albanologjike me një VKM nga Akademia albanologjike për t’ia bashkangjitur Akademisë së Shkencave, rektori i ASA-s, Përzhita, tha se “qëndrimi jonë është shumë i qartë. Ne jemi institucion i pavarur që veprojmë në bazë të ligjit të Arsimit të lartë”.

Mbi historinë dhe pretendimet e Akademisë u ndal drejtori i Institutit të historisë, Afrim Krasniqi: është çështje e agjendave të tyre. Akademia e Shkencave vuan shumë nga politizimi dhe koncepti i tyre është më shumë të kontrollojë se të prodhojë. Por gjithsesi, duhet një zgjidhje afatgjatë. Nuk mund të bëhen eksperimente dhe ne deri tani kemi bërë eksperimente”.

Një strategji për albanologjine pritet të dalë së shpejti siç me gjasë edhe një VKM që tenton të zhbëjë reformën e vitit 2008.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb