Albi Nako feston sot ditëlindjen dhe ka vendosur të urojë veten në këtë prag Krishtlindjesh. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, koreografi i njohur shkruan “Happy birthday to me”.

Të shumta janë urimet që i vijnë nga ndjekësit dhe miqtë e tij, ndërkohë që mes tyre mungon urimi nga Klaudia edhe pse ata kanë mbetur miq pas ndarjes.

Megjithatë një bukuroshe tjetër i uron ditëlindjen me shumë përzemërsi dhe konfidencë.
albi nakoo
Ajo është velina e Stop-it, Alesia Bami që në urimin e saj shkruan: “happy birthday lali, te uroj gjithë të mirat e botës” duke e shoqëruar shënimin me një zemër dhe një puthje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: