Pas divorcit të tyre, Albi Nako dhe Klaudia Pepa kanë qenë çiftet më të përfolur në portale dhe rrjetet sociale. Vëmendja e tyre u rrit edhe më shumë kur Klaudia Pepa e quajti pas divorcit Albi Nakon si ‘vëllain e madh’.

Së fundmi koreografi ishte i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ndër të tjera është pyetur se cili ishte mesazhi i fundit që kishte marrë nga Klaudia.

“Nuk e ke gjë këtë xhaketën, për spektaklin domethënë!”, u shpreh Albi Nako. Mesa duket edhe pse janë divorcuar ata vazhdojnë të kenë kontakte dhe respekt për njëri-tjetrin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: