Gazetari Alfred Lela deklaroi se Ilir Meta nuk ka pasur një sjellje presidenciale gjatë periudhës së zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në ‘Real Story’ Lela tha se çështja për shkarkimin e Metës, që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të ketë po të njëjtën përfundim si në rastin e parë. Ai tha se Kushtetuesja do të japë të njëjtin qëndrim si Komisioni i Venecias.

“Kemi dy instrumente për të matur sjelljen e Metës, a është presidenciale veprimi i tij apo konstitucionale. Unë kam përshtypjen se ne na ngelet gjykimi politik. A ka qenë presidencial Meta pak para zgjedhjeve?! Nuk mund të thuhet për të qenë lirisht i stacionuar në raport me ngjarjen, që ka qenë presidenciale sjellja. Qoftë edhe në përpjekjen për t’u dukur se është në shërim të demokracisë. Edhe nëse ka qenë ky qëllimi, ajo që dukej, edhe për sytë e stërvitur dhe ata që nuk ishin, ishte një lloj animi. Rënie ne kurthin e anshmërisë, kur Kushtetuta nuk ia lejon, pasi ai është mbi palët. Komisioni i Venecias një herë ka thënë se; është në tejkalim të kompetencave, por jo aty sa për t’u shkarkuar. Meqë kemi Gjykatën Kushtetuese, tani do të shkojmë, se po bëj orakullin, kam përshtypjen se edhe ajo do e lexoj në kufijtë e komisionit të Venecias, pasi është pak e vështirë që ta matësh këtë punën e ‘sfurqeve’ se mund të thotë që e kam pasur për pirunët. Presidenti ishte duke punuar si agjent politik.”, tha Lela.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb